Cikloni “Harry” që preku rajonin e Siçilisë ka shkaktuar dëme të mëdha. Gjithashtu vala e motit të keq goditi edhe Kalabrinë e Sardenjën.
Italia është prekur që prej 19 janari nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar situata problematike, duke bërë që më shumë se 1,650 zjarrfikës të ndërhyjnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Në Palermo u evakuuan tetë persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Në Sardenja operacionet u përqendruan kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të ishullit.
Ndërsa në Sinnai, pranë Kaljarit, një nënë se bashku me vajzën e saj u shpëtuan pasi u gjendet në rrezik pas daljes së lumenjve dhe përmbytjes së rrugëve.
Ndërkohë, Vlerësimi i përgjithshëm i dëmeve në Siçili tejkalon një miliard euro, duke shkatërruar infrastrukturën, rrugët, marinat, vendpushimet në plazh, bizneset prodhuese dhe mikpritëse, veçanërisht përgjatë bregdetit Jon dhe zonës me pamje nga Ngushtica e Siçilisë, raportojnë mediat italiane.
