Këshilli i Paqes paraqet një mundësi historike për të lehtësuar vuajtjet e popullit të Gazës, për të adresuar nevojat e tyre humanitare dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon.

Kjo është deklaruar nga Ministri i Jashtëm i vendit Hakan Fidan, i cili përfaqësoi Presidentin e Turqisë në ceremoninë e nënshkrimit të dokumentit “Kartës së Këshillit të Paqes” në Davos, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale “X”.

“Ne besojmë se Këshilli i Paqes, duke punuar krah për krah me popullin e Gazës, do të formësojë të ardhmen e Gazës, do të japë një kontribut të fortë në ringjalljen e rajonit dhe konsolidimin e paqes”, tha Ministri i Jashtëm turk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb