Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë konstatuar dhe goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.
Gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të vendit, në kuadër të masave për parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, në vijën e dytë të kontrollit u ndalua një shtetase kineze, e cila tentonte të largohej nga Republika e Shqipërisë pa deklaruar shumën e parave që kishte me vete.
Shtetasja A. W., 45 vjeçe, u kap me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat synonte t’i nxirrte nga territori shqiptar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për këtë rast, ndaj saj nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
