Një situatë aspak e zakontë është ajo me të cilën po përballet një pilot rus.

Në shtator 2023, kapiteni i Airbus A320, Sergey Belov, bëri një ulje emergjente në një fushë pas një defekti në sistemin hidraulik.

Avioni nuk arriti të mbërrinte në një aeroport alternativ për shkak të konsumit të tepërt të karburantit, por të gjithë 167 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbijetuan.

Në fillim, pilotët u përshëndetën si heronj. Më vonë, ata u pushuan nga puna në heshtje dhe Belov u bë i pandehuri kryesor dhe u përball me një padi prej 1.3 milion dollarësh.

Mbrojtja e Belov argumenton se vlerësimi i dëmit është kryer me shkelje të rënda dhe se llogaritjet nuk mbështeten nga dokumentacioni i duhur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb