Analisti Edvin Kulluri duke folur për çështjen “Balluku” në seancën e së enjtes në Gjykatën Kushtetuese, iu referua argumentave që paraqitën prokurorët e SPAK, të cilët u shprehën se nuk mund të trajtohet gjykata Kushtetuese nga kryeministri si gjykatë e shkallës së katërt.
“Kushtetuesja nuk është gjykatë mbi gjykatën e Lartë. Ka 3 shkallë, apel dhe gjykatën e Lartë. Kushtetuesja merret me vijat që tejkalojnë institucionet në raport me ligji dhe njëra-tjetrën. Vetëm ajo frazë mjafton që Kushtetuesja të marrë atë vendim për ta rrëzuar kërkesën”, tha Kulluri.
Gazetarja Anduena Llabani theksoi se SPAK ia ka përcjellë partnerëve ndërkombëtarë shqetësimin e tyre për ndërhyrjen e kryeministrit në Kushtetuese.
“Këto janë ankesa që janë bërë nga anëtarë të SPAK e GJKKO, madje kjo cështje është diskutuar në Bundestagun gjerman dhe një deputet gjerman shumë shpejt do ta ngrejë këtë cështje në Bruksel”, tha gazetarja Llabani.
Edvin Kulluri: Prokurorët e SPAK kanë dhënë disa argumenta një prej të cilave ishte nga kreu i SPAK kur tha se nuk mund të trajtohet gjykata Kushtetuese nga kryeministri si gjykatë e shkallës së katërt. Kushtetuesja nuk është gjykatë mbi gjykatën e Lartë.
Ka 3 shkallë, apel dhe gjykatën e lartë. Kushtetuesja merret me vijat që tejkalojnë institucionet në raport me ligji dhe njëra-tjetrën. Vetëm ajo frazë mjafton që Kushtetuesja të marrë atë vendim për ta rrëzuar kërkesën.
Anduena Llabani: Nuk është rastësi deklarata e prokurorit sepse janë shqetësime që i janë cuar më parë ndërkombëtarëve. Edhe deklarata e ministrit të jashtëm gjerman që tha mos ushtroni presion mbi SPAK dhe gjykatën dhe e dyta mos mbro zv/kryeministren.
Këto janë ankesa që janë bërë nga anëtarë të SPAK e GJKKO, madje kjo cështje është diskutuar në Bundestagun gjerman dhe një deputet gjerman shumë shpejt do ta ngrejë këtë cështje në Bruksel.
Sepse të zhdukësh shkallët e gjyqësorit dhe të vendosësh Kushtetuesen në vend të Gjykatës së Lartë, do të thotë se ti po sfidon sistemin, Kushtetutën për të mbrojtur individë që sot kanë imunitet. Nëse procesi i Ballukut do dështojë, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët.
