Prokuroria e Posaçme ka prova të reja për zv/kryeministren Belinda Balluku, për prishje të provave, si pasojë e vijimit të detyrave të saj si ministre dhe zv/kryeministre.
Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi gjatë emisionit “Kjo Javë” se në Këshillin e Mandateve, SPAK do t’i përdorë ato si “asi nën mëngë”.
“Duke vazhduar detyrën, Balluku mund të kryejë procedura tenderuese. Kemi rastin e Beqajt që përballej me drejtësinë, kishte një çështje si sterilizimi, iu zbulua një vepër tjetër penale.
Në kushtet ku jemi, ku Balluku vijon në detyrë, ajo i ka të gjitha mundësitë edhe të largohet, edhe të prishë provat. Kjo cështje është në vëmendjen e SPAK, dhe do t’i ketë si asi nën mëngë në Këshillin e Mandateve sepse historia e zonjës Balluku, duket se sapo ka nisur”, tha Lala.
Klodiana Lala: Duke vazhduar detyrën, Balluku mund të kryejë procedura tenderuese. Kemi rastin e Beqajt që përballej me drejtësinë, kishte një çështje si sterilizimi, iu zbulua një vepër tjetër penale.
Në kushtet ku jemi, ku Balluku vijon në detyrë, ajo i ka të gjitha mundësitë edhe të largohet, edhe të prishë provat. Kjo cështje është në vëmendjen e SPAK, dhe do t’i ketë si asi nën mëngë në Këshillin e Mandateve sepse historia e zonjës Balluku, duket se sapo ka nisur. Vetëm nëse ajo jep dorëheqjen do të ndryshojë panorama e të gjithë përballjes së SPAK me qeverinë. Në kushtet ku jemi ku gjykata s’ka ende një vendim, Balluku i ka të gjitha mundësitë edhe të largohet, edhe të prishë provat.
Pavarësisht se ka një masë për të mos u larguar, por ajo ka qëndruar deri tani.
