SHBA-Njëqind trupa femëror, nudo, kanë pozuar për të pritur Donald Trump. Quhet ‘Everything She Says Means Everything’ ‘Gjithçka që thotë do të thotë gjithçka’ dhe është vepra e re fotografike e Spencer Tunick.
Një instalim me një qëllim politik, sepse është realizuar në Cleveland, SHBA, me rastin e konventës kombëtare të republikanëve.
Në foto të gjitha femrat mbajnë një pasqyrë rrethore:’Për të treguar që femrat janë mishërim i natyrës, i diellit, i qiellit dhe tokës’, kështu thuhet në website e artistit, që nënvizon:’Nevojitet të kemi besim në forcën, intuitën dhe aftësinë e femrave progresiste dhe të shkolluara’.
Një punë që ka për qëllim të bëjë të reflektojë kandidatin republikan për Shtëpinë e bardhë Donald Trump, për komentet e tij në lidhje me femrat.’Kur bëra këtë instalim mendova për vajzat e mia, për të ardhmen e tyre:Ato duhet të rriten në një shoqëri pa urrejtje, pa dhunë dhe me më shumë mundësi për to’, ka shpjeguar fotografi.
Njëqind protagonistet e fotove janë ofruar vullnetarisht dhe i janë përgjigjur një njoftimi të bërë nga Tunick. Artisti njihet për instalimet e tij nudo.
(da.xha/BalkanWeb)
