Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 150 të dënuar nga burgu i Fushë-Krujës janë transferuar në burgje të ndryshme në vend. Mësohet se 85 të burgosur po transferohen për në IEVP Peqin dhe e 57 të burgosurve për në IEVP Durrës.
Po ashtu raportohet se janë marrë masat e plota për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga Forcat Operacionale nën drejtimin e Specialisteve përkatëse. Në operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe mbi 48 automjete të forcat blu.
Autoritetet bëjnë me dije se ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale. Transferimi bëhet si pjesë e rikonstruksionit të godinës.
