Ernest Muçi ka marrë çmimin e rëndësishëm në Turqi. Goli i realizuar nga sulmuesi kuqezi në javën e 15-të të kampionatit kundër Goztepes është vlerësuar si më i bukuri i muajit dhjetor. Çmimi iu dorëzua Muçit në ndeshjen ndaj Kasimpasa, nga zyrtari i Trabzonsporit, Xhoshkun Ozturk.

24-vjeçari në këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje, ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Kujtojmë që lojtari kuqezi është i huazuar nga skuadra e Besiktas.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb