Tekniku i Bylis, Mirel Josa komentoi barazimin 2-2 ndaj Egnatias.
“Derisa arritëm që të kthenim rezultatin, duhet të ishim shumë më të kujdesshëm sa i përket menaxhimit të lojës, mënyrën si duhet të godisnim përsëri Egnatian. E dimë shumë mirë që manovrën sulmuese e përdor në mënyrë graduale dhe të qartë. Nuk patëm qetësi dhe pësuam golin. Problemi i golit të dytë, i cili për mendimin tim duhet ta shohim më mirë. Qoftë dhe me kartonat që morëm, u dënuam që në pjesën e parë. E dini që nëse dënohesh, lojtari nuk mund të jetë i gatshëm për të vazhduar dylyftimet gjatë lojës. E kam fjalën për Sulovarin, e ndërruam, por kaq ishin mundësitë tona. Davidin mund ta kishim ndërruar. Goli i dytë u pësua për një mosvendosmëri e jona në mesfushë, një fitim topi nga kundërshtari, pastaj në momentet e fundit besoj se kishte pozicion jashtë loje në rrezen e portierit.
Megjithatë, nuk jam i kënaqur për barazimin, por mënyrën si skuadra nga disavantazhi u kthye në avantazh. Kjo më ngroh, kam pretendime që lojtarët e mi duhet të kishin më tepër entuziazëm, për ta luajtur këtë ndeshje.
Problemin e rinisjes sepse e dimë si hapet Egnatia në momentet që sulmon. Mustafait i kishim thënë duhet të ishte shumë më i gatshëm. Nuk e kishim harxhuar për presing, por problemi të merrte pozicione. Duhet të ishim më të gatshëm me sulmuesin dhe mesfushorët, që të shkonim përpara. Për të kapur hapësirat boshe të Egnatias.
Pati iniciativë skuadra më tepër, nuk kishte çfarë humbte, nuk është problem direktiva. Nga momenti që përveç katërshes së mbrojtjes, mbylleshim me dy anësorët, aty duhet të ishim më të kujdesshëm për mesin e fushës. Duhet të kishim pasim më të qetë.
Lojtarët? Rezervat janë të ndryshme, me Flamurtarin nuk kishte çfarë rezerve të kishte. Ishim komplet të dorëzuar. Entuziazmin e ul ndonjëherë edhe niveli i kundërshtarit, ishim përballë një skuadre që zhvillon manovër sulmuese të mirë”.
