Nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh se sot populli duhet të ishte në revoltë.
Salianji tha se ai ka denoncuar vazhdimisht lidhjet e qeverisë me krimin dhe aferat e keqqeverisjes.
Duke u ndaluar tek lëvizja e tij, Salianji tha se mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në takime, duke shtuar se qëllimi i tij është për ta bërë PD fituese.
Ervin Salianji: Sot jemi në protestë por mendoj që duhet të jemi në revoltë, të reagojmë me çdo lloj forcë që të kthejmë “sendin e vjedhur”. Është faktuar grabitja e mln eurove. Keni parë ç’ndodh me rrugë që në vend që t’u shërbejnë qytetarëve si Qukës-Qafë Plloçë apo tuneli i Llogarasë që tregon se duhet revoltë. Por është zgjedhur kjo lloj proteste. Unë do të jem gjithë kohës me protestuesit, por e them sërish që duhet revoltë.
Kam qenë në çdo protestë opozitare në këto 13 vite i jam bashkuar PD në opozitë. Isha denoncues i aferave të qeverisë nga lidhjet me krimit te denoncimet për keqqeverisjen.
Ditë që qytetarët duhet tëlaegojnë qeverinë për shkk të korrupsionit masiv dhe rrënimit ekonomik.
Ekspozimi që i ka bërë SPAK me dy dosjet e fundit zv/kryeministres dhe AKSHI-t janë ekzporzuar qartësisht lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë, tregojn që kjo qeveri nuk ka legjitimitet mmoral për të qeverisur. Kjo është arsyeja se përse qytetarët duhet të protestojnë. Edhe ata që nuk janë sot në shesh besojnë të njejtën gjë.
Agjenda ime është vetëm agjenda publike në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe PD. Ripërtëritja e PD i shërbën demokratëve dhe shqiptarëve. Edhe nëse ndërmarr personalisht një nismë që të bëj PD fituese kjo më nderon, pavarësisht që janë në çdo sallë mijëra qytetarë në takime. Kjo tregon diçka apo jo?
