Gjatës fjalës në protestën e opozitës, aktorja Juli Emiri ka ironizuar, por edhe ka sjellë një paralelizëm me rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
Duke iu referuar ngjarjeve të viteve 1990–1991, Emiri rikujtoi protestat që çuan në rrëzimin e diktaturës komuniste, duke theksuar se liria nuk u fitua përmes debatit televiziv apo analizave.
Ajo vuri në dyshim përfaqësimin e zërit qytetar dhe bëri thirrje për reflektim, duke krahasuar situatën aktuale me atë të fillimviteve ’90.
“Po në këtë shesh, në këtë Shqipëri, në një qytet ziente nga zhurmat, derisa arritën pikën e vëlimit më 20 shkurt. E mbani mend si keni qenë, cfarë i thoshit njëri tjetrit. Ju keni qenë me fytyra të lodhura, të vrara, të veshur të gjithë njëlloj, ishit të gjithë njerëz që kërkoni lirinë. Ato ditë ju nuk e mendonit se do quheshit heronj, që do shkruanit historinë. Unë sot dua tju bëj një pyetje: Po turp nuk ju vjen? Po rrëzohet kështu diktatura? Si na e rrëzuat me kaq zhurmë diktaturën me kaq zhurmë, më vrap si idiotë, duke dalë në shesh?! Si u rrëzoka kështu diktatura. Shkon rrobi, merr një doktoraturë, diplomohet, vesh kollare e kostum, ulet në një studio televizive, hap një program televiziv, jep mendim, mbledh analistët që të diskutojnë hajde si ta rrëzojmë diktaturën. Që të flasin në emër të popullit, do thoni ju populli jemi ne. Jo nuk dini gjë ju, e dinë ata së cfarë do populli. Populli nuk frymëzohet. Ore si e gjetët frymëzimin në vitet 90-91. Na i thoni t’ia gjejmë frymëzimin dhe t’ja japim frymëzimin tja japim këtyre sot që nuk na frymëzohen me cfarë ndodhin vjedhje dhe vrasje”, tha aktorja.
