Kreu i PD Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën e organizuar përpara Kryeministrisë.
Ai ka renditur aferat e kësaj mazhoranca, arsye pse sipas tij qeveria duhet të rrëzohet.
Berisha u ndal në faktin që sipas tij zgjedhjet e viti të kaluar u kthyen në një farsë elektorale, ndërsa shtoi se opozita përballet me një qeveri të lidhur me krimin.
“Në udhëtimin tonë vijuam punën të përmbushnim premtimin për mbrojtjen e votës dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, dokumenteve tona dhe përkushtimit arritëm që raporti i ODIHR është dokumenti që fakton se Rama shndërroi zgjedhjet e 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale.
Këtë kujtesë e bëj sepse pas kësaj maratone të gjatë opozita ka arritur në kilometrin e fundit para triumfit. Dhe këtu nuk do të arrinim pa bërë punën që kemi bërë.
Diktaturat rrëzohen vetëm me re voltë popullore.

Palloshi i Lubisë është pengu i saj, Gys Agasi është Rama i errësirës dhe Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrelit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb