Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Pas hedhjes së molotovëve, policia përdori edhe gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve. Nga kjo nuk ka shpëtuar as kreu i PD i cili është lagur nga uji dhe u largua menjëherë me automjet.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit hodhën molotovë në drejtim të kordonit të policisë. Ndërsa lëshuan edhe një “breshëri” fishekzjarresh drejt ndërtesës qeveritare.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb