Ka qenë momenti i valëvitjes së flamurit kombëtar nga kreu i PD, ajo që ka ndezur molotovët në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, në një raportim për BalkanWeb, thotë se ishin një grup të rinjsh të cilët pas valëvitjes së flamurit nga Berisha dhe largimit të tij nga podiumi, hodhën molotovë drejt policëve.

“Policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve nga kordoni i policisë, se nuk duhet të hidhnin molotovë.

Në momentin që policia përdori gaz lotësjellës, protestuesit u shpërndanë dhe u nisën drejt Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb