Protesta e opozitës është zhvendosur tashmë drejt selisë së Kuvendit, ku forca të shumta të policisë të pajisur me skafandra, mburojë dhe maska kundragaz kanë krijuar një kordon tjetër para Kuvendit.
Nga ana e tyre, protestuesit po hedhin molotovë në drejtim të policisë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotësjellës.
