VIDEO/ “Si e ke emrin o çun”? Momenti i shoqërimit të 10-vjeçarit nga policia në protestën e PD. I mituri: Aman mos më gjuani!
24 Janar, 2026 23:04
Madhësia e tekstit:
Ky është momenti që ka ngjallur reagime të forta teksa është regjistruar gjatë protestës kombëtare të PD, në Tiranë.
Forcat e policisë shoqërojnë një fëmijë, dyshohet i moshës 10-11 vjeç të quajtur Romeo Kora.
Në pamjet e shpërndara, dëgjohet personi që ka bërë videon i cili i drejtohet të miturit me fjalët: “Si e ke emrin o çun?”, ndërsa efektivët e fusin në automjetin e shoqërimit.
Një efektiv e mban me pranga në duar 11-vjeçarin, i cili iu lutet policëve që të mos i gjuajnë.
Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të të miturit i cili është mbajtur në komisariat për disa orë.