Segmenti është i pushtuar nga një mjegull e dendur, e cila vështirëson ndjeshëm fushëpamjen dhe krijon rrezik të shtuar për qarkullimin rrugor. Problematika është më e theksuar në orët e para të mëngjesit, kur lëvizja bëhet edhe më e vështirë.

Situata rëndohet edhe nga mungesa e sinjalistikës mbrojtëse anësore, ndërsa rruga është tejet e amortizuar dhe gropa të shumta, nga Skurajt deri në Burrel. Ky segment prej vitesh nuk ka parë investime pavarësisht se raportohet për shuma të konsiderueshme fondesh të hedhura, Firma që ka për detyrë mirëmbajtjen e rrugës, sipas banorëve, ajo vetëm në prerjen e barishteve.

Për më tepër, në këtë aks ka rrëshqitje të shpeshta gurësh dhe inertesh nga shpati i malit, sidomos gjatë reshjeve të shiut, e bën qarkullimin edhe më të rrezikshëm. Një devijim i vogël i mjetit mund të ketë pasoja fatale, pasi ekziston rreziku i përfundimit në Liqenin e Shkopetit.

Për këto arsye, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përkatëse për marrjen e masave dhe rikonstruksionin e plotë të rrugës nacionale Burrel–Skuraj,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb