Këtë të dielë u luajtën disa nga ndeshjet e Abissnet Superiore. Tirana mundi 1-0 Flamurtarin, duke marrë 3 pikë të rëndësishme sa i takon objektivit mbijetesë.

Sfida filloi me një minutë heshtje në kujtim të vajzës 9-vjeçare të lojtarit të bardhebluve, Fredi Alvarez, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Mysloviç, në minutën e 76-të. Ky sukses shprese për mbijetesën dërgon Tiranën në kuotën e 17 pikëve në vendin e fundit, 1 pikë më pak se Flamurtari i vendit të 9-të. Në sfidën tjetër, barazim 1-1 mes Teutës dhe Vorës, në një ndeshje shumë të luftuar.

 

 

 

Tirana2
Tirana2

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb