Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Tiranës.

“Bëmë ndeshjen tonë, duhet të ishim pak më të kujdesshëm në golin që pësuam. Na dhemb humbja, por nuk kemi çfarë i bëjmë. Erdhi.

Punojmë gjatë javës. Bëmë dhe zëvendësime për të patur më kualitete, por Melo u dëmtua, u munduam të fusnim Semin.

Sot morëm gol me mbrojtje të vendosur, duhet të ishim më agresivë. Aty na mungoi diagonalja e Diavaras, një presion i munguar i Markut, na vajtën në portë dhe na shënuan.

Futbolli kështu është, bëmë ndeshjen tonë, do të kemi dhe humbje”, u shpreh trajneri Moriero.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb