Protesta kombëtare e opozitës, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i ka pasqyruar protestës e opozitës, duke shkruar se “pati një zhvillim me rëndësi në skenën politike të vendit”.

Në artikullin e saj FAZ shkruan se mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u mblodhën përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua me përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ku pati përdorim të gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë turmën.

FAZ evidenton gjithashtu klimën e tensionuar politike në Shqipëri, ku opozita akuzon qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në raport përmenden hetimet dhe akuzat ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-ministra dhe figura të tjera politike, duke theksuar se korrupsioni mbetet një nga sfidat kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: