Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar ish-Presidentin Joseph Biden, të cilin e ka quajtur të korruptuar. Gjithashtu Trump e akuzoi se ka lejuar “dhjetëra miliona emigrantë të paligjshëm “kriminelë” të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se Biden lejoi “qindra mijëra vrasës, përdhunues, rrëmbyes, trafikantë droge dhe terroristë të dënuar” të hynin në Shtetet e Bashkuara.

“Unë fitova zgjedhjet në një kthesë historike, dhe republikanët fituan shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, kryesisht sepse ne u zotuam të mbyllim kufirin, gjë që e bëmë, dhe nisëm deportimin më të madh masiv të kriminelëve të huaj të paligjshëm në historinë amerikane”, tha Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb