Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Lapardha të Vlorës, ku një i moshuar humbi jetën pas asfiksisë nga zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50.
“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, shkruan Policia.
