Ngjarje e rëndë në Korçë! Një i moshuar i jep fund jetës. Vetëm pak minuta më parë mësohet se një 72-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij në kat të 8-të të një pallati përballë zonës së terminalit të autobusëve në qytet.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar drejt shkaqeve që çuan 72-vjeçarin t’i japë fund jetës.
