Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, konfirmoi se kanë filluar bisedimet me Harry Kane në lidhje me rinovimin e kontratës. Eberl u shpreh se tratativat kanë filluar dhe shumë shpejt mund të ketë fund të lumtur.
“Po flasim me Harryn”, deklaroi ai. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bavarezët po shtyjnë përpara për një kontratë të re, e cila parashikohet të zgjasë deri në vitin 2028 ose 2029. Kane, i cili firmosi për rreth 100 milionë euro në verën e vitit 2023, fitoi dy trofetë e tij të parë sezonin e kaluar.
