Dy javë jashtë  fushave të blerta. Kaq pritet të mungojë Granit Xhaka, mesfushori i Sunderland, i cili vuan nga një dëmtim. Trajneri Regis Le Bris, ka folur për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ai ka një lëndim në kyçin e këmbës, i duhen të paktën dy javë për t’u rikuperuar dhe më pas do të bëjmë një vlerësim tjetër”. 33-vjeçari Xhaka ka luajtur 22 ndeshje në këtë sezon të Premier League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb