Forumi i Dialogut Politik që ka për qëllim të krijojë bllokun anti-opozitar kundër qeverisjes Rama, është vlerësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Por për analistin Mentor Kikia, PD nuk ka marrëdhënie miqësore me partitë e tjera opozitare dhe nëse ndodh që kjo lëvizje të shndërrohej në parti, ky vlerësim do të binte.

Kjo nuk është pritur mirë nga Noka i cili është hedhur duke thënë se mjafton të jetë opozitar dhe është i mirëpritur nga PD.

Por Kikia theksoi se në kushtet kur PD nuk ka bashkëpunim me Adriatik Lapajn, Arlind Qorin, Agron Shehajn apo Salianjin, ky vlerësim shihet me rezervë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb