Hamasi ndihmoi në gjetjen e mbetjeve të pengut të fundit izraelit, të cilat u kthyen në Izrael më herët sot, tha Donald Trump për Axios , ndërsa i bëri thirrje grupit të mbështesë angazhimin e tij për demilitarizim .

Presidenti amerikan tha se kërkimi për trupin dhe procesi i identifikimit ishin “shumë të vështirë” sepse ekipet e kërkimit “duhej të ekzaminonin qindra trupa”.

Ai gjithashtu pranoi kontributin e Hamasit në përpjekjet e kërkimit: ” Ata punuan shumë për të kthyer trupin. Ata punuan me Izraelin për këtë. Mund ta imagjinoni sa e vështirë ishte”, tha ai.

Me gjetjen e trupit të Ran Gwilyi , të gjithë pengjet izraelite , të vdekur dhe të gjallë, tani janë kthyer. Është një moment kritik për marrëveshjen e paqes të Trump.

“Tani duhet ta çarmatosim Hamasin siç premtuan”, tha Trump për një çështje që qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut e sheh me skepticizëm, megjithëse do ta lërë të zhvillohet.

“Askush nuk mendonte se do t’i merrnim të gjithë pengjet mbrapsht. Ishte një moment i mrekullueshëm”, tha Trump, duke shtuar se vetëm prindërit dhe izraelitët e tjerë e kuptojnë sa e rëndësishme është të kthehen të gjitha eshtrat.

Ndërkohë, Izraeli thotë se do të rihapë kalimin kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit brenda një jave me “kapacitet të kufizuar”.

Hapja e kalimit kufitar dhe kthimi i trupit të Gwilyi ishin pengesat e fundit të mëdha të mbetura nga faza e parë e marrëveshjes së Trump, thekson Axios, duke shtuar se vëmendja tani mund të kthehet plotësisht në fazën e dytë, e cila përfshin demilitarizimin e Gazës dhe krijimin e një qeverie dhe forcave të sigurisë të reja .

Presidenti amerikan u takua me prindërit e Gwilyi-t në Mar-a-Lago në fund të dhjetorit, kur ata morën pjesë në takimin e tij me Netanyahun. “Ju lutem u thoni prindërve se jam shumë i lumtur”, tha Trump për Axios.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb