Skuadra e Lakers rikthehet te suksesi pasi siguroi fitoren me shifrat 129-118 në fushën e Chicago, duke korrur suksesin e dytë radhazi. Ndeshje spektakolare mes dy ekipesh rivale, ku shkëlqeu Luka Doncic, me 46 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë. Nuk zhgënjen Boston, që në fushën e tij mundi 102-94 Portland, sfidë u dallua Prichard me 23 pikë.
Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 108-83 nga Minnesota (44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për vendasit). Për Warriors u ndje mungesa e yllit të saj Stephen Curry. Vijon ecuaria positive e Houston, me teksanët që ngjiten në vendin e katërt në Perëndim pas fitores 108-99 ndaj Memphis, ndeshje ku Durant dhe Sengun realizuan nga 33 pikë secili për teksanët. Fitore siguroi edhe ekipi I Cleveland me Cavaliers, që falë 45 pikëve të Donovan Mitchell, mundi 114-98 Orlando.
