Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi kërkoi më shumë kohë për ligjin për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarë, apo dhe për ligjet të tjera që pritet të miratohen në Kuvend. Ajo tha se procesi parlamentar të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
Tabaku tha se procesi i integrimit nuk është proces letrash, por proces ndryshimi në realitet.
“Nuk është e mjaftueshme që 4 ligje të hiqen nga rendi. Një pjesë e ligjeve nuk ka kaluar konsultimin publik. Ligji për armatimet gjithashtu është problematik dhe duhet diskutuar.
Ndryshimet për Kodin Penal një pjesë nuk janë konsultuar. Qeveria i sjell tinëzisht, masa shtrënguese dhe penalitete ndaj qytetarëve. Ligjet ka nevojë të diskutohen jo vetëm në komisione për 30 minuta, por me grupet e interesit. Integrimi nuk është një proces letrash që miratohen, por ndryshim real.
I bëj thirrje deputetëve t’i bashkohen propozimit të PD për Kodin Penal”, tha ai.
