Deputeti Eno Bozdo ka ngritur shqetësimin në Kuvend për mënyrën se si po tentohet të kalohen projektligje shumë të rëndësishme.

Sipas tij kjo po bëhet duke përdorur si arsyetim integrimin, por që nuk marrin kohën e duhur për t’u konsultuar.

“Ligji për lobimin është një ligj shumë i rëndësishëm që propozohet në kulmin e një debati europian. Ky projektligj duhet të ketë konsultim me grupe interesi. Duhet të tërhiqet nga rendi i ditës, për t’i dhënë hapësirën që meriton, Ngre shqetësimin që u ngrit nga shumë kolegë, pasi këto projektligje nuk marrin kohën e duhur për t’u konsultuar”, nënvizoi Eno Bozdo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: