Personi që shihni në foto është Halil Hysaj, 31-vjeçari që u arrestua me armë në Rinas, teksa tentonte të kalonte drejt Italisë. Arma tip pistoletë iu gjet në çantën e kurrizit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se gjatë marrjes në pyetje, i riut ka mohuar të ketë dijeni për armën ndërsa është justifikuar me argumentin “nuk e si se kush ma ka vendosur në çantë dhe tani po e shoh”.

Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari tentoi ta trafikonte armën drejt Italisë ku dyshohet se mund ta shiste në vendin fqinj. I riu rezulton me precedent penal dhe i arrestuar në Itali për plagosje.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: