Tre turistë francezë kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në brigjet e Omanit. Kështu konfirmoi policia e Omanit në një postim në platformën X sot.
Varka, që transportonte 25 persona, përfshirë një grup turistësh francezë, një guidë turistike dhe kapitenin, ishte 2.5 milje detare nga porti Sultan Qaboos në Muscat, kryeqytetin e Sulltanatit të Omanit, kur u përmbys. Përveç personave që humbën jetën, dy turistë pësuan lëndime të lehta. Një hetim është nisur për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Mediat lokale raportuan se varka po shkonte drejt Ishujve Dimaniyat, në verilindje të Muskatit, të cilët janë të njohur për natyrën e tyre pothuajse të virgjër dhe botën nënujore.

Ministria e Jashtme franceze nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: