Lajme të mira vijnë nga Franca, atje ku babai shqiptar apeloi për ndihmë se i kishin rrëmbyer vajzën. Sot 18-vjeçarja është bërë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ndërsa ka treguar se ishte shumë mirë.
E reja tha se kishte ikur me dëshirë nga shtëpia me të dashurin e saj, ndërsa kishte kontaktuar dhe me prindërit. Ajo tha se kishte ikur nga shtëpia e saj me dëshirë dhe se nuk i rrezikohej jeta.
“Jam shumë mirë. Ashtu siç tha babai im. Ika me dëshirë. Nuk kam kërkuar ndihmë. Unë e di rrugën dhe mund të shkoja. Kam kohë që njihem, por është diçka private. Mos ma merr për keq. Kam folur me mamin dhe babain. Ia kam shpjeguar dhe atyre gjithçka. Është gjithçka në rregull. Nuk ua kisha thënë se thash se do të thoshin ndonjë gjë, a kupton! Do vazhdoj jetën me djalin, por as kontaktet me fëmijët nuk do t’i ndërpresë. Në shkollë do të shkoj. Normal! Do të jetojmë bashkë. Unë e kontaktova familjen. Po po, gjithçka është në rregull!”, tha vajza. Kujtojmë se babai i saj, mes lotësh, pak ditë më parë bëri thirrje në emisionin ‘Me zëmër të hapur’ se vajza e tij ishte rrëmbyer në oborrin e banesës, pasi nuk i përgjigjej më thirrja. Madje ai tha se vajza kishte nisur disa mesazh ku kërkonte ndihmë se pohonte se nuk dinte se ku ishte.
