Deputetja Jozefina Topalli ka renditur në fjalën e saj në Kuvend aferat e mazhorancës në pushtet, ku përmendi skandalet me rrugët dhe tunelet, të cilat prishen ende pa mbaruar, apo dëmtohen në shiun e parë që bie,.

Ajo u shpreh se kjo qeveri flet për satelitë në një kohë që urgjenca ngeli pa drita vetëm pak kohë më parë, kjo pasi me ndërprerjen e energjisë elektrike, gjeneratorët nuk punonin.

“Ka momente kur politika duhet ta thotë të vërtetën pa dekor.
Ne kemi jetuar në gënjeshtër se mësuam ta performonim si normalitet. U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasin për prodhim armësh dhe satelitë. Realiteti është pak ndryshe. Në urgjencën e spitalit ikin dritat e nuk ka gjenerator. Hendek ky moral i këtij pushteti, nga satelitët në errësirën e shtretërve të sëmurëve.
Fuqia blerëse është më e ulëta në rajon, qytetarët numërojnë qindarkat, qeveria projekte boshe.
Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë në hetim, zyrtarë që bien një nga një. Rrugë që ccahen nga pesha e korrupsionit dhe jo nga pesha e makinave dhe shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur sepse ndërtohen për tendera jo për jetë njerëzish.
Mashtrimi i ri, digjitalizimi, por përmes AKSHI miliona euro buxheti përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb