I ashpër ka qenë në fjalën e tij Tedi Blushi në seancën plenare në Kuvend, drejtuar ministres së Brendshme, ndërsa komentoi edhe protestën e opozitës, dhe gazin e përdorur masivisht nga policia.

Blushi kritikoi deklaratat e ministres Koçiu në Kuvend, duke thënë se është e papranueshme që të dëgjosh që burgosja e një minoreni është humanizëm.

“Është revoltuese të dëgjosh se burgosja e një minoreni qenka humanizëm. E mori fjalën këtu pasi i doli gjumi Ergys Agasi i dërgoi mesazh dhe i tha reago tani. Por të pretendosh për një shtet ligjor në një vend ku rrëmbehen qytetarët është kriminale. Kush e rrëmbeu Geron Mecen, kush e lejoi killerin me 5 vrasje t’i ikte policisë? Kush është përgjegjëse zonjë, se edhe këtë titull nuk e meritoni. Paska gjuajtur me gurë!  Ju i keni vënë lakun në fyt asaj familje. Kush e rrëmbeu Ilir Metën, zonjë? Këto laraskat mbrapa na i kurseni”, tha më tej tedi Blushi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: