Tiranë-Finalizohet operacioni i koduar “Catch 2”. Në pranga kanë rënë dy shtetas që ishin të shpallur në kërkim.

Këta persona rezultojnë të dënuar me burg për futjen e sendeve të ndaluara në burgun e Durrësit, dhe një tjetër shtetas i dënuar për mashtrim.

Njoftimi i plotë:

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim:

njëri, i dënuar me burgim, për futje të sendeve të ndaluara, në IEVP;

tjetri, i dënuar me burgim, për mashtrim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kësaj faze të operacionit “Catch” që ka si objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar, kapën 2 shtetas të dënuar me burgim. Konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin M. K., 43 vjeç, të dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimit me burgim”. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të metejshme;

-shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, vunë në pranga shtetasin A. B., 60 vjeç, të dënuar me rreth 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: