Seanca në Kuvend është ndërprerë për pesë minuta për shkak të debatit të krijuar pas ndërhyrjeve të Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ndërsa mbante fjalën kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Gazment Bardhi nga debatuar nga vendi, duke mos lejuar Ballën të flasë. Drejtuar kreut të grupit Parlamentar të PS, ai u shpreh: “Mos fol si ushtar i Suel Çelës”.
Më herët, gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, teksa ka folur në Kuvend në lidhje me protestën e mbajtur të shtunën përpara Kryeministrisë, ka kujtuar opozitës 8 janarin 2022, ndërsa personat që sulmuan efektivët dhe Kryeministrinë, i quajti “Chuck Norris dhe lapangjozë”.
“Doja të bëja replikë me një deputet të PD jo nga këta që marrin votat qyl. Sa i përket zotit Dule, për ato që ka bërë policia në protestën e fundit. Një gjë të dini mirë ju pak demokratë të ngelur në sallë. Gjatë janarit është mirë të mos përdorni fjalën protestë e dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari 2022 ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa të tjerëve prej jush në këtë sallë. Krahu i Berishës akuzohej se kishte përdorur vare, çekiçë, shkallë, leva, trapanë, 18 të akuzuar”, ka thënë Balla.
