Një person është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se përmes mashtrimit, teksa ka marrë me qira një makinë, nuk ia ka kthyer atë pronarit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh.C.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., pasi dyshohet se ka mashtruar pronarin e një automjeti që ka marrë, duke mos ia kthyer. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. C., dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: