Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se procesi i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian duhet të përfundojë deri në vitin 2027, duke theksuar se Kievi e konsideron këtë hap si një element kyç të garancive të sigurisë kombëtare.

Zelensky e bëri këtë deklaratë pas një telefonate me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, përmes një postimi në rrjetin social X.

“Kjo është arsyeja pse po flasim për një datë specifike – 2027 – dhe po mbështetemi te partnerët tanë për të mbështetur qëndrimin tonë,” shkroi presidenti ukrainas. Ai theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik për Ukrainën, veçanërisht në kushtet e luftës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj sigurisë së vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: