Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar qeverinë për politika fiskale që, sipas tij, rëndojnë shtresat më të varfra dhe favorizojnë oligarkët dhe investitorët strategjikë.
Blushi tha se qeveria aplikon TVSH 20% mbi ushqimet bazë si buka, qumështi dhe veza. Ai ngriti pyetjen nëse një politikë e tillë mund të quhet e drejtë apo sociale.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë së Lirisë solli shembuj të pensionistëve që, sipas tij, jetojnë me të ardhura minimale, duke përmendur raste konkrete nga Korça dhe Tirana. Blushi vuri në dyshim efektin real të rritjeve dhe rialokimeve buxhetore të përmendura nga qeveria, duke pyetur nëse këto përkthehen në përmirësim real të jetesës për pensionistët dhe familjet në nevojë.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike, probleme në sektorin e shëndetësisë, mungesë të ujit të pijshëm në disa qytete, si dhe për vështirësi të fermerëve, të cilët, sipas tij, janë të detyruar të importojnë produkte bujqësore për shkak të politikave qeveritare.
Deklarata e Blushit:
Dekada më parë në Malësinë e Gjakovës, ka ndodhur një ngjarje që ende kujtohet nga të gjithë ata malësorë të ndershëm dhe patriot.
Para togës së pushkatimit dhe pasi ishte marrë vendimi për të dënuar me vdekje një malësor dissident, me cinizëm gjyqtari e pyet:
A je ndjerë ndonjëherë në jetën tënde më ngushtë se sa sot?
Dhe përgjigjia që ai burri i mencur dhe patriot i dha ishte, po.
Po kush qenka kjo ditë tha më ngushtë se sa para vdekjes?
Ka qenë ajo ditë tha, kur e kam patur të pamundur ti shtroj sofrën fëmijëve të mi.
Këtu na keni sjellë ju si Mazhorancë, dekada pas kësaj ngjarje.
Një Shqipëri ku gjithmonë edhe më shumë numuri i të varfërve dhe numuri i atyre që nuk ushqehen dot me bukë, ku drama e përditshme e qindra mijëra prindërve që e kanë të pamundur të sigurojnë bukën e gojës fëmijëve të tyre, është kthyer në dramën e shumicës së shqiptarëve.
Me të drejtë, dikush do thoshte se po diskutojmë Aktin Normative dhe në fakt, pyetja e madhe që duhet të shtrohet në këtë debat nga të gjithë ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është”
Kujt po ja mbledhim këto taksa dhe si po i shpërdajmë ato?
Po ja mbledhim popullit më të varfër të Kontinentit dhe po ua shpërndajmë njerëzve më të pasur.
Një qeveri që takson bukën e gojës, qumështin, vezën, ushqimet e shportës me 20% dhe që takson me 0% oligarkët, investitorët strategjikë, a është një qeveri e drejtë dhe a është një qëveri sociale?
Pyetja që duhet të shtrojë sot cdo deputet është se cfarë përfitime sjell ky akt normative për pensionistët?
Pëllumb Dautllari është një pensionist i nderuar në Korcë, pensioni i të cilit është 5 mijë lek në muaj dhe me atë pension jetojnë 5 anëtarë.
Doni shembull nga Tirana, po, është nënë Selvia në Kombinat, 9 mijë lek në muaj.
Ju do të donit shumë që shifrat 3.7%, rialokime, rishpërndarje, miliona e miliona euro, të ishin të vërteta.
Po pyetja që unë kam për ju është, a përkthehen këto në bukë, në ushqime, në mirqënie?
A u japin këto shifra, pensionistëve, mundësinë që me pensionin e tyre mizerabël të shtyjnë muajin?
Ju sot, në Shqipërinë e vitit 2026 nuk u garantoni shqiptarëve as ujë të pijshëm dhe Vlora është dëshmitare për këtë.
Jeni ju që e keni kthyer spitalin Onkologjik në një agjensi funerale dhe të gjitha ato jetë që kanë humbur për 75 mijë euro, të cilat Kryetari juaj i Organizatës i konsumon në ditë me dy shishe verë, janë dhe rëndojnë sot mbi ndërgjegjen tuaj.
Dikush tha këtu që protesta ishte e dhunshme.
Në fakt edhe unë do doja shumë që në atë protest qytetarët të kishin në xhepat e tyre vezë, po cmimi i një kokërr vezë ka shkuar 50 lek.
Do doja gjithashtu që të protestonin me domate nëpër xhepa, po sot një pensionist e ka të pamundur të blejë 1kg domate në Pazar, sepse është bërë e pamundur të blesh lakrën sot, sepse është e pamundur të blesh edhe preshin, me të cilin ju preferoni të fluturoni nga mëngjesi në darkë.
Jeni po ju që keni vjedhur dhe vidhni cdo ditë edhe bukën e jetimëve tek “Zyber Hallulli”.
Sepse jeni ju që keni detyruar sot fermerët e Korcës të blejnë mollët në Greqi.
Që keni detyruar fermerët e Sarandës të blejnë portokallet dhe mandarinat në Greqi, sepse jeni ju që vodhët edhe fondet e IPARD-it dhe flisni sot për sukseset në sektorin e bujqësisë.
Po kujt ja thoni këto përralla?
Shkoni flisni me fermerët e Maliqit.
Shkoni flisni me fermerët e Lushnjes, i keni në protest cdo ditë dhe as denjoni ti takoni.
Keni sjellë sot një ligj për lëndët psikotrope dhe e vetmja ftesë që kam për ju është, ore ku e pini mallin ju?
Ku e pini mallin, të gjithë në një vend e pini këtë mall?
Ose të paktën bëni test droge.
Ose na tregoni cilat janë këto lëndë psikotrope që ju kalojnë në këto fantazira, në një vend që u vidhni shqiptarëve edhe thërrimet në tavolina.
Prandaj, në 24 Janar pat dy nga simbolet e qeverisjes tuaj.
Pat fishekzjarret, i keni ndezur nja 7-8 herë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe pat flakët e molotovit.
Të njëjtat flakë me të cilat përvëluat pasuritë e biznesmenëve të “5 Maji”.
Ju dogjët mundin, djersën dhe sakrificat e një jete të tërë për t’ju rrëmbyer pronën dhe për të ndërtuar aty pallatet e krimit dhe të drogës.
Sigurisht që lakmia juaj për të vjedhur është më e madhe se dëshira juaj për të ndihmuar të varfrit, por ju them që përmbysja juaj do të vijë pikërisht nga protesta e të varfërve, të cilët me lugë dhe me pirun bosh, do trokasin dhe në duart tuaja.
Do trokasin edhe në zyrat tuaja, sepse ju nuk e meritoni më asnjë minutë më shumë të qëndroni në pushtet kur vidhni edhe thërrimet në tavolinat e shqiptarëve.
Unë sot prisja një përgjigje, a mund të na thoni ku janë këto rritjet e pensioneve?
Premtuat, nga 1 Janari, të gjithë pensionistët do të jetonin në mirqënie.
Ju jo vetëm nuk keni turp, po ju jeni të pashpirt!
Dhe po kërkoni që ato flakë që patë në 24 Janar ti sillni këtu në këtë sallë dhe në fakt i meritoni.
Sepse luksi juaj është irritues për një vend ku dinjiteti i cdo shqiptari vlen më pak se sa shpenzoni në kafen e Parlamentit.
