Levan Tandilashvili po stërvitet aktualisht me Egnatian dhe jo vetëm. Kampionëve të Shqipërisë u është bashkuar edhe një lojtar portugez, që ndodhet në vëzhgimin e trajnerit Edlir Tetova.

Tandilashvili bëhet portieri i tretë tek Egnatia ku po ashtu janë edhe Mario Dajsinani me Daniel Aful. E ardhmja e Dajsinanit ndërkohë mbetet akoma në ajër.

22-vjeçari gjeorgjian që po stërvitet me Egnatian ishte pjesë e Telavit, që bën pjesë në ligën e dytë gjeorgjiane. Tandilashvili u shfaq si befasi në radarin e rrogozhinasve vetëm disa ditë më parë.

Portieri në fjalë numëron paraqitje edhe me Gjeorgjinë U-19 dhe U-21. Po ashtu ka luajtur në elitën e futbollit gjeorgjian me Televin ku ra nga kategoria në edicionin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb