Interi synon fitoren ndaj Dortmundit në Champions. Para këtij takimi, trajneri i zikaltërve, Chivu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Arratia në kampionat? Ky është një tjetër kompeticion dhe jemi pak prapa-tha Chivu-kishim pritshmëri të tjera dhe jemi në një situatë që nuk është më e  mira pasi nuk varet vetëm nga ne. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, ajo që na ka munguar së fundmi. Do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar, por në fund të ndeshjes do të shohim se ku do të jemi.

‘Barrella? Nuk u nis me skuadrën, kështu që ai është në shtëpi. Ka një problem muskular, vendosëm që të mos rrezikonim-shtoi Chivu-pati një problem në stërvitje, ne e çuam brenda dhe nuk e grumbulluam në skuadër. Lojtarët me kartonë të verdhë? Nuk ka kohë që të bëjmë llogaritë, në fushë do të zbresë formacioni më i mirë. A do të jetë Lautaro Martinez titullar? Nuk e di.

‘Për forcën dhe traditën që ka, është një ndër skuadrat më të mira në Evropë, në këtë stadium janë shumë pak ekipe që arrijnë të fitojmë. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë dhe të marrim rezultatin më të mire”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb