Drejtuesi i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke folur në seancën plenare të Kuvendit pasditen e sotme, tha se ndryshimet në Kodin Penal synojnë të dënojnë qytetarët me parkimin dysh.
Bardhi tha se teksa qytetarët dënohen, zv/kryeministrja Balluku vjen në Kuvend ta votojë Kodin e ri Penal me ndryshime, edhe pse ka vjedhur me një dorë 50 mln euro.
“Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së.
Në 2012, ky Kuvend ka miratuar dekriminalizimin e shpifjes, sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.
Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh.
Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg.
