Sulmuesi anglez, Tammy Abraham është rikthyer te Aston Villa. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 4 vite e gjysmë.

Abraham ishte i huazuar te Besiktas nga Roma, por klubi turk aktivizoi opsionin e blerjes të hënën për 11 milionë funte, kështu që klubi nga Birminghami është i detyruar të paguajë shumën prej 21 milionë eurosh.

“Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez i është bashkuar Villas nga Besiktas. Abraham ishte pjesë e Aston Villas në periudhën kur u rikthye në Premier League, në sezonin 2018/19, duke shënuar 25 gola”- shkruan klubi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb