Lorenzo Insigne rikthehet aty ku nisi karrierën e tij. Sulmuesi italian do të firmosë për ekipin e Serie B, Pescara, si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të Napolit dhe Lazios.

Insigne ishte pa kontratë pas eksperiencës së fundit në MLS dhe Kanada, nga viti 2022 deri në korrik 2025.

Sulmuesi kishte disa alternativa për një rikthim në Itali, por zgjodhi Pescaran. Kujtojmë që 34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Napolin dhe Toronton.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb