Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke folur në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal, deklaroi se qeveria kërkon të dënojë me burg qytetarët që parkojnë dysh, ndërsa ministrat dhe zyrtarët e korruptuar mbahen në detyrë..

“Sot në parlament vjen një draft, i cili ndër të tjera, ka një angazhim shumë të madh për të luftuar korrupsionin. Ne do dënojmë me burg, ata që do guxojnë të parkojnë dysh.

Ne nuk dënojmë ministra, zyrtarë të korruptuar, i mbajmë aty në detyrë. Pas protestës, bëtë kujdesin më të madh për të arrestuar një fëmijë 10-vjeçar,.

Pas protestës, ju futët në burg një invalide. Ky paradoks, midis një korrupsioni që ka përmasa të paimagjinueshme, një vend që marrin peng biznesmenët nëse nuk heqin dorë nga tenderi.

Heshtja mund të ekzistojë në vende që ka frikë, por protesta ishte britma kundër frikës. Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar. I dashur ministër, nuk besoj se ka ndonjë udhëzim nga BE, që të dënohet me burg ai që parkon dysh, ai është urdhër i shefit tënd.”, theksoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb