Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zgjatur për herë të fundit mandatin e Misionit Special të OKB-së për Mbështetjen e Armëpushimit në Hodeidah të Jemenit (UNMHA).

Rezoluta e përgatitur nga Misioni i Përhershëm i Britanisë së Madhe u miratua me 13 vota, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi.

Miratimi i rezolutës zgjat mandatin e misionit deri më 31 mars.

Dokumenti kërkon përfundimin efikas, efektiv dhe të sigurt të aktiviteteve të misionit, si dhe planifikimin dhe përgatitjen për transferimin e çdo funksioni të mbetur në Zyrën e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Jemenin.

Misioni u krijua nga Këshilli i Sigurimit para pandemisë – në vitin 2019 – për të mbështetur zbatimin e një marrëveshjeje të nënshkruar një vit më parë në Stokholm të Suedisë, midis qeverisë jemenase dhe rebelëve Huthi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb