Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me 20 muaj burg në një rast korrupsioni, pasi e gjeti fajtore për pranimin e dhuratave të tepërta nga Kisha e Unifikimit.

Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit njoftoi vendimin. Megjithatë, e liroi atë nga akuzat për pjesëmarrje në një skemë manipulimi të aksioneve dhe shkelje të Aktit të Fondeve Politike.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për ish-zonjën e parë të vendit. Muajin e kaluar, ajo u akuzua për pranimin e dhuratave të majme nga biznesmenë në këmbim të posteve qeveritare dhe emërimeve politike. Prokurorët pretenduan se ajo mori dhurata me vlerë rreth 258,000 dollarë, përfshirë një pikturë luksoze, për të mbështetur një kandidat që kërkonte emërimin e Partisë në pushtet Forca Popullore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Burri i Kim dhe presidenti i rrëzuar Yun Suk-yeol u dënua gjithashtu në fillim të këtij muaji me pesë vjet burg me akuzat për pengim të përpjekjeve të hetuesve për ta arrestuar atë vitin e kaluar, përfshirë edhe urdhërimin e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale për të bllokuar ekzekutimin e një urdhër-arresti në rezidencën zyrtare presidenciale. Vendimi shënoi dënimin e parë midis tetë rasteve për të cilat ajo është në gjyq, përfshirë udhëheqjen e një kryengritjeje duke shpallur gjendjen ushtarake në dhjetor 2024.

Kush është ish-zonja e parë e Koresë së Jugut?

Kim Geun-hee u arrestua në gusht me akuza që përfshinin ryshfet, manipulim aksionesh dhe ndërhyrje politike – të cilat ajo i ka mohuar me forcë. Kim, 52 vjeç, akuzohet se ka fituar më shumë se 552,570 dollarë duke marrë pjesë në një, nga tetori 2010 deri në dhjetor 2012.

Ajo akuzohet gjithashtu për pranimin e çantave luksoze, një gjerdan diamanti dhe dhuratave të tjera me vlerë deri në 11,500 dollarë si ryshfete nga Kisha e Unifikimit, e cila është shumë e diskutueshme, në këmbim të favoreve, si dhe për marrjen e 58 sondazheve falas, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Gjyqi i saj, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga gjykata, është hera e parë në histori që gruaja e një presidenti është akuzuar ndërsa është në paraburgim. Por nuk është hera e parë që ajo është përfshirë në polemika.

Përpara se të bëhej zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee — e lindur si Kim Myeong-shin — ishte një grua biznesi dhe entuziaste e artit. Ajo u diplomua në edukim arti nga Universiteti i Grave Sookmyung në vitin 1999, por më vonë u përball me akuza të përsëritura për plagjiaturë gjatë viteve të studimit atje, duke bërë që universiteti t’i revokonte diplomën në vitin 2025, pasi komiteti i etikës së kërkimit zbuloi se teza e saj ishte manipuluar. Ajo nuk ka komentuar kurrë publikisht akuzat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb