Ka shkuar në 270 numri i personave që u evakuuan pasi një zjarr përfshiu çatinë e një hoteli me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Francë.

Zjarri shpërtheu gjatë natës dhe u përhap mbi çatinë e hotelit “Grand Alp”, ndërsa ekziston rreziku që flakët të përhapen në ndërtesat fqinje, raportojnë mediat e huaja.

Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët.  Ndërkohë pperacioni i shuarjes së zjarrit pritet të vazhdojë, pasi shumë hotele luksoze, përfshirë vila të mëdha prej druri, janë të vendosura shumë pranë njëri-tjetrit në këtë zonë të Courchevel, dhe janë të rrezikuara nga zjarri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: